TIRANË

Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë Gramoz Ruçi i ka dërguar një letër solidiariteti, homologut të tij kroat, Jandrokoviç, pas tërmetit 6.4 ballë që goditi vendin ballkanik.

Ruçi, në këtë letër të solidaritetit, shprehet se populli shqiptar e di shumë mirë se ç’do të thotë tragjedi natyrore, kurse shton se është i bindur se Kroacia do e mbyllë me sukses këtë ngjarje të rëndë për vendin mik.

Letra e solidaritetit e kryetarit të parlamentit Gramoz Ruçi drejtuar homologut të tij kroat:

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, i shpreh solidaritetin kryeparlamentarit kroat Jandroković: Kroacia do ta përballojë me sukses këtë sfidë të natyrës

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar sot një letër Kryetarit të Parlamentit të Kroacisë, Gordan Jandroković, në të cilën i shpreh solidaritetin dhe mbështetjen për përballimin e pasojave të tërmetit të ditës së sotme.

“Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal ju shpreh solidaritetin dhe mbështetjen për përballimin e pasojave të tërmetit të 29 dhjetorit, i cili shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale në qytetin Petrinja.

Ne shqiptarët sepse i kemi ende të freskëta pasojat e  tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe e dimë mirë çdo të thotë të  goditesh  nga një tërmet i fuqishëm.

Shpreh bindjen se populli mik kroat dhe banorët e qytetit të Petrinjës do t’í përballojnë me sukses pasojat dhe vështirësitë e krijuara nga tërmeti, kjo sfidë e natyrës.”, shkruan Kryetari i Kuvendit,  Gramoz Ruçi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb