Ndonëse kanë kaluar mbi 24 orë nga tërmeti shkatërrues që tronditi vendin, i cili shkaktoi 26 viktima dhe qindra të plagosur, ende ka njerëz nën rrënoja. E cilësuar si një ndër vatrat më të goditura të tërmetit, në Thumanë pllakon dhimbja për jetët e humbura.

Mes atyre që presin një lajm të mirë, është edhe kushëriri i një prej të zhdukurve, i cili u fundos nën rrënoja bashkë me gruan dhe dy djemtë e tij. Bëhet fjalë për Pëllumb Grekun, dhe gruan e tij, për të cilët aktualisht po kërkohet nën rrënoja. Në një intervistë për gazetaren e ‘News24’ Erjola Jata, Fatmir Muçi deklaroi se djali i tezes së tij ishte me gruan dhe dy djemtë në banesë kur ra tërmeti (çifti ka dhe një vajzë, e cila nuk ishte në shtëpi). Mes të tjerash ai tregoi se Saimir Greku, ndonëse u nxor i gjallë nga rrënojat, humbi jetën në spital.

“BalkanWeb” zbardh intervistën e plotë.
Si quheni?
Jam Fatmir Muçi, kam jetuar në këtë fshat për shumë vite. Nën rrënoja kam Pëllumb Grekun, djali i teze. Djali i tij, Saimir Greku vdiq në spital sot. Ne e shpëtuam gjallë e çuam në spital, por aty gjeti vdekjen.

Sa pjesëtar ishin në familje?
Ishin 4 pjesëtarë, por kanë edhe vajzë. Por vetëm 4 kanë qenë brenda.

Aktualisht në rrënoja kush ndodhet prej tyre?
Ndodhet Pëllumbi, bashkë me gruan e tij. Të tjerët dolën. Njëri që doli i gjallë, dhe djali tjetër që vdiq në spital.

Nga informacionet që keni, sa persona jetonin në pallat?
Rreth 15 hyrje, mund të jetonin rreth 10 familje, pasi disa kanë ikur prej këtu.

Njihni ndonjë prej personave të tjerë të zhdukur?
Po njoh dikë që është ende i zhdukur, Bujar Çuka. Ai dhe gruaja e tij apo dhe fëmijët, mund të jenë në rrënojat. Se di nëse i kanë nxjerrë ende apo jo.

Ju ku jetoni? Keni pasur dëme ne banesë?
Tek pallatet aty, (tregon me gisht) Nuk e kam hapur shtëpinë ende. Se kam qen tek djali atë natë. Më ka ardhur më ka marrë vëllai, atje kam qëndruar dy ditë. Gruaja më ka vdekur, një djalë e kam në Greqi, një e kam në Tiranë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb