TIRANË

Një ditë pas tërmetit të fortë që goditi Turqinë Lindore duke shkaktuar viktima e të plagosur, nuk ka informacion për shqiptarë të lënduar.

Në përgjigje të interesit të News24, ambasada shqiptare në Turqi ka deklaruar se deri tani nuk ka informacion që tërmeti të ketë prekur shtetas shqiptarë.

“Deri tani nuk kemi informacion për shqiptarë të lënduar. Mbajmë kontakt me Ministrinë e Punëve të Jashtme për çdo informacion të ri”, shprehet ambasada shqiptare.

Tërmeti me magnitudë 6.8 preku disa qytete në Turqinë Lindore mbrëmjen e kaluar duke shembur mbi 100 objekte e duke shkaktuar një numër të madh viktimash e të plagosurish.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb