Ministria e Brendshme e Greqisë ka reaguar me një mesazh solidarizues për familjet e viktimave, të lënduarit dhe ekipet e shpëtimit që janë këto momente në rrënoja për të shpëtuar jetë njerëzish.

Gjithashtu theksohet se Greqia po mobilizohet dhe do dërgojë ndihmë urgjente.

Më herët ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka patur një telefonatë me homologun turk Mevlud Cavusoglu, ndërsa është nisur ekipi i Forcave Speciale me 21 veta, 5 mjekë, kryetarin e institutit sizmologjik grek Efthimios Lekas dhe 15 zjarrfikës, si dhe 2 qen të shërbimeve speciale dhe një automjet rimorkio.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: