Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi iu është bashkuar reagimeve në lidhje me tërmetin e që goditi Turqinë dhe Greqinë.

Përmes një mesazhi në Twitter, Kryemadhi shprehu keqardhjen e thellë për pasojat e rënda të tërmetit, ndërsa shtoi se shqiptarët janë pranë popullit turk dhe grek në këto momente të vështira.

MESAZHI I KRYEMADHIT
Shpreh keqardhjen e thellë për pasojat e rënda të tërmetit të sotëm në Greqi dhe Turqi, uroj për kapërcimin sa më të shpejtë të kësaj situate të rëndë të shkaktuar nga fatkeqësia natyrore.
Jemi pranë popullit turk dhe grek në këto momente të vështira. ????
Ju shpreh ngushëllime të ndjera familjeve të viktimave dhe bashkohemi në lutje për shërim të shpejtë të të plagosurve dhe tejkalimin e kësaj situate të rëndë me sa më pak pasoja! ????
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb