Pamjet që shihni janë momente nga tërmeti katastrofik që goditi mëngjesin e sotme Turqinë dhe Sirinë.

Në videot e publikuara në rrjete sociale, shihet ekipet e shpëtimit duke nxjerrë nga rrënojat një burrë që ishte bllokuar për shkak të tërmetit. Falë ndërhyrjes u arrit të shpëtohet një familje, bashkëshorti, gruaja dhe fëmija i tyre.

Ndërkohë numri i viktimave dhe të plagosurve vijon të jetë në rritje, po ashtu shumë familje kanë mbetur të bllokuar. Autoritetet njoftuan se ekipet e shpëtimit ndodhen në terren për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb