Turqia është goditur nga një tërmet ditën e hënë, me numrin e viktimave që sa vjen e shtohet. Florent Hadërgjonaj, lojtar i Kasimpasa në Ligën e Parë Turke ka dhënë një intervistë për median zvicerane 20min.ch, ku ka folur për situatën.

“Të gjithë janë të traumatizuar. Është një tronditje e madhe. Ekipi ishte pikërisht aty. Në orën katër të mëngjesit, biseda e ekipit ishte plot me mesazhe që u thoshte njerëzve të largoheshin nga hoteli. Shokët e mi të skuadrës ishin shumë me fat. Gjithçka përreth qytetit ishte shembur” – Tha futbollisti i Përfaqësueses dardane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb