Sizmiologu Damiano Koxhaj nga Instituti i Gjeoshkencave me anë të një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me tërmetin e ndodhur mëngjesin e sotëm në Turqi dhe rajonin përreth teksa tha se ajo zonë bën takimin e 3 pllakave tektonike, gjë që e bën atë një zonë tejet të rrezikshme,

Sakaq, ai shtoi se Shqipëria ndodhet shumë larg për t’u ndikuar nga takimet e pllakave tektonike në këtë zonë, pasi vendi jonë ndodhet rreth 1500 kilometra larg epiqendrës së tërmetit të parë.

Sa i përket një parashikimi të kryer në rrjetet sociale me shumë përpikmëri me atë që ndodhi ditën e sotme, Koxhaj deklaroi se është e gjitha një rastësi pasi një gjë e tillë është e pamundur.

“Ky është një tërmet shumë i fortë. Ajo zonë është pika e takimit mes 3 pllakave tektonike, afrikanes, arabes dhe asaj afrikano-veriore. Është një zonë e nxehtë ku gjenerohen dhe ka potencial për të gjeneruar tërmete edhe si ky sot. Shqipëria është larg nga zona e rrezikshme, jemi rreth 1500 kilometra larg epiqendrës së tërmetit. Personalisht mendoj se nuk ka ndikim në rajonin tonë. Pllaka që ne i përkasim është ajo euroaziatike dhe është shumë e madhe, është një rajon shumë i madh. Është komplekse për të thënë që ka ndikuar apo jo, por fakti është se nuk kemi pasur asnjë ndikim nga ky tërmet.

Mendoj që ndikon dhe fakti që studiuese në fjalë është shumë larg vendit ku ka ndodhur tërmeti. E theksoj se nuk mund të bëhen parashikime për tërmetet, është e pamundur. Nuk mund të marrësh në shqyrtim faktorë që të dalësh në këtë përfundim. Është thjesht rastësi parashikimi i bërë në rrjetet sociale”, tha ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: