Presidenti Hashim Thaçi përmes një mesazhi ngushëllimi për viktimat e tërmetit shkatërrimtar në Turqi, deklaroi se Kosova është e gatshme që të dërgojë ndihma operative, në ndihmë të këtij vendi.

Përmes një postimi në ‘Twitter’ Thaçi thekson se zemrat e kosovarëve u drejtohen familjeve të viktimave dhe atyre të plagosurve nga tërmeti.

“Zemrat tona u drejtohen familjeve të viktimave dhe atyre të plagosur nga tërmeti që goditi #Elazig. #Kosova është e gatshme të dërgojë ndihmë të menjëhershme operative, pasi ne qëndrojmë pranë njerëzve dhe Qeverisë së Turqisë në këto momente tragjike”, ka shkruar ai.
Epiqendra e tërmetit me mangitudën 6.8 ballë të shkallës rihter u lokalizuar rreth 120 kilometra në verilindje të Gaziantep, në qytetin e Elazig.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb