TIRANË

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook” pas tërmetit të fuqishëm që tronditi Turqinë Lindore mbrëmjen e sotme, duke lënë pas shumë viktima.

Xhaçka kujton solidaritetin dhe ndihmën e popullit turk kur Shqipëria po kalonte të njëjtën situatë tragjedie.

“Me mendje e me zemër pranë popullit turk në këto momente tragjedie. Ndajmë me miqtë tanë dhimbjen e çdo shqiptari që nuk mund të harrojë solidaritetin e ndihmën e pakursyer që populli turk na dha në të njëjtën situatë tragjedie. Lutem për sa më pak viktima e të lënduar, nga kjo ngjarje e tmerrshme”, shkruan ministrja Xhaçka.

Xhacka Fb
Xhacka Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb