TIRANE

Sopranoja e njohur shqiptare Inva Mula do të organizojë më datë 8 dhjetor mbrëmjen e madhe të bamirësisë për të prekurit e tërmetit, ku janë të ftuar mbi 50 artistë nga të gjitha fushat. Artistët ftuan publikun të kontribojë me blerjen e një bilete.

Me kauzën “Artistët e bashkuar në një zë”, bëhet thirrje që të gjithë artistët shqiptarë kudo janë, ti përgjigjen kësaj ftesë. Qëllimi i këtij koncerti është grumbullimi i parave për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmetet e fundit në Shqipëri.


Mbrëmja e bamirësisë do të organizohet në sallën Koncertale të Kishës Ortodokse në Tiranë, në orën 17:00 këtë të diel.


(BalkanWeb)


 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb