Ish-deputeti i Durrësit Gazmend Oketa, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” zhvilloi një debat me ministrin Bledi Çuçi.

Oketa tha se njerëzit kanë nevojë për ndihmë, pasi ata kanë mbetur jashtë, e se edhe pushteti lokal ka probleme, pasi disa bashki pranë zonave të prekura nuk kanë kryebashkiakë.

Gazmend Oketa: Në gjykim tim, kryetarët e bashkive që janë prekur nga tërmeti duhet të jenë më të përgjegjshëm.Ju zoti Cuci keni dy bashki si Durrësi dhe Vora pa kryetarë bashkie.

Bledi Cuci: Ne nuk e zgjedhim dot se kur bie tërmeti. Ne nuk zgjedhim as kur kryetarët e bashkive nuk janë më aty. Kryebashkiaku i Vorës nuk ishte aty para tërmetit.

Gazmend Oketa: Njerëzit janë jashtë. Nuk ndjen asnjë përgjegjësi për të zgjidhur këtë situatë?

Bledi Cuci: Ne e zgjidhëm. Ligji e ka të qartë se Këshilli Bashkiak që zgjedh një nga nënkryetarët. E kanë zgjedhur edhe Durrësi, edhe Vora.

Gazmend Oketa: Ky nuk është shqetësim që mbaron përnjëherë. Ky është një shqetësim që është përditë.

Bledi Cuci: Qeveria ka reaguar shpejt. Këtë e kanë vlerësuar ekspertë të huaj. Unë mendoj se kemi bërë punë të shkëlqyer, me partnerët tanë, me qeverinë, me pushtetin lokal. Magjitë nuk bëhen brenda ditës. Unë mendoj se kemi bërë një premtim shumë të fortë. Kemi thënë se do të hyjnë në shtëpi të re të gjithë banorët në zona rurale, që i kanë shtëpitë e shkatërruara.

Gazmend Oketa: Po për bizneset çfarë keni bërë?Nga raporti ka dalë se 4 për qind e bizneseve janë dëmtuar. Ka pasoja edhe në Durrës për tërmetet.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: