Nuk kanë të mbaruar pasgoditjet e tërmetit. Të tjera lëkundje janë regjistruar pak caste më parë, me intensitet më të vogël, e që zgjatën vetëm pak sekonda.

Një tërmet i fuqishëm 6.3 ballë goditi sot vendin, ndërkohë që flitet për jetë të humbura. Ndonëse ende nuk ka një bilanc të saktë, raportohet se nën rrënoja ka ende njerëz. Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit të Durrësit dhe 32 kilometra nga Tirana, ndërkohë që dëmet më të mëdha janë shkaktuar në qytetin bregdetar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: