TIRANË

Debate në studion e “Real Story” në News24 teksa diskutohet për procesin e rindërtimit nga tërmeti i 26 nëntorit. Dy përfaqësuesit e opozitës, Dorian Teliti dhe Gazment Oketa deklaruan se qeveria nuk e ka pranuar kontributin e opozitës dhe pas dorës së shtrirë të kreut të PD-së Lulzim Basha dhe se përgjigjja e kryeministrit ishte shumë fyese.

Nga ana tjetër dy përfaqësuesit e maxhorancës, kryetarja e komisionit parlamentar të Ekonomisë, Milva Ekonomi dhe zëvendës ministri i Infrastrukturës Etjen Xhafaj folën për praninë e disa skuadrave të huaja në vend dhe një kohë të papërshtatshme për menaxhimin e një stafi në rritje si dhe një propozim të kryeministrit Rama të refuzuar nga Basha.

Ekonomi: Ka filluar puna në 458 pallate. Janë në proces 2 lote. Puna ka nisur. procedurat kanë avancuar. Gjithë kompanitë që marrin pjesë janë 175 kompani.

Teliti: Ajo që ne kemi kërkuar është dil o zotëri thuaj të vërtetën që njerëzit të kenë pritshmëri për realitetin. Qëndrimi jonë është që në muajin dhjetor, janar 2020, 1 vit e gjysmë para fushatës elektorale. Se besoj se kemi qenë në fushatë elektorale. Ne kemi qenë pranë njerëzve.

Teliti: Disa ditë pas tërmetit Basha doli publikisht dhe i bëri thirrje kryeministrit, i tha qe ne s’kemi pushtet por burime njerëzore. I tha kemi në dispozicion 500 inxhinierë, supervizorë, teknikë të fushës dhe ia vuri në dispozicion publikisht. ne i kemi mbledhur të gjithë dhe zoti Basha doli dhe i tha ‘o i nderuar zoti kryeministwr na ra kjo fatkeqësi që nuk ishte faji jot, ne kemi këto burime njerëzore, merri dhe përdori’ dhe përgjigjja e kryeministrit ishte ‘pa merak se po e menaxhojmë shumë mirë situatën’.

Oketa: Deklarimet janë publike. Ka qenë një përgjigje shumë tallëse dhe qëndrimi im dhe sot është ky, opozita ka disa propozime, km i vendit i pëlqejnë apo nuk i pëlqejnë përgjigjen mund ta japë më zyrtare.

Ekonomi: Në Shqipëri kanë ardhur shumë skuadra nga disa shtete. Dhe në momentin që u bë propozimi ka qenë i pamundur të menaxhohej ky staf në rritje. Unë kam qenë me skuadrën zvicerane, e Izraelit. Logjika metodike e vlerësimit u bë protokoll. Në atë moment kishte një ngarkesë tjetër.

Xhafaj: Kalendari nuk është ky që thonë. Kryeministri dy ditë pas tërmetit, ndërsa punohej që të nxirreshin ata persona nën rrënoja ka bërë thirrje për një tryezë të gjerë. Në atë rast i ka bërë thirrje dhe kreut të opozitës i cili nuk i është përgjigjur. 2020 ka qenë një vit shumë i vështirë për Shqipërinë dhe shqiptarët. I pari ka qenë tërmeti i 26 nëntorit, pandemia, dhe gjithë procesi i hapjes së negociatave për tu afruar me konferencën e parë ndërqeveritare. Sigurisht që opozita ka një problem shumë të madh. Kur flitet për të ndërtuar pallate, shtëpi, shkolla, qendra shëndetësore ka një realitet tek kjo, nuk mund të bëhet brenda një viti se përgjigjja në fjalë është fizika. Ju duhet të ishit përfshirë që në momentin e parë në këtë proces.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb