Situata post tërmet ka sjellë pasoja të rënda veçanërisht në sektorin e ndërtimit duke ngritur pikëpyetje mbi cilësinë e punimeve dhe përgjegjshmërinë e ndërtuesve. Për një periudhë të përkohshme, lejet e ndërtimit janë pezulluar në 3 qarqe, Tiranë, Durrës dhe Lezhë.

Kjo ka sjellë një moment ngërçi për të ardhurat e pushtetit vendor, sepse referuar të dhënave të INSTAT, Bashkia e Tiranës, vetëm nga taksa mbi ndërtimin, arrin të sigurojë 1/3 e buxhetit vjetor. Ky frenim pa afat, do të ndërpresë një nga zërat më të mëdhenj të të ardhurave!

Kjo situate, a do të sjellë rritje taksash në adresë të qytetarëve?

Paratë e kursyera shpesh investohen në pasuri të paluajtshme apo depozitohen në banka me norma interesi që shkojnë deri në 1%. Por Banka e Shqipërisë ka një alternativë tjetër për qytetarët, blerjen e titujve të thesarit, ose ndryshe të borxhit të qeverisë.

Nëse pyetja e ngritur lidhet me sigurinë apo garancinë e përfitimit, përgjigjet i jep drejtori i operacioneve monetare në bankën qendrore z.Marjan Gjermeni në intervistën për ‘Monitor Ekonomi’.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb