Në një kohë kur Shqipëria po kalon orët e sa më të vështira pas tërmetit 6.3 ballë që goditi vendin, Policia e Shtetit vjen me një thirrje për qytetarët të Durrësit.

Përmes një njoftimi për shtyp Policia iu kërkon qytetarëve në Durrës të kufizojnë lëvizjet e mjeteve, në mënyrë të tillë që të qarkullojnë lirshëm shërbimet e emergjencave.

“Policia e Shtetit u kërkon gjithë qytetarëve të Durrësit dhe rrethinave të kufizojnë në maksimum lëvizjet me mjetet e tyre, për t’u dhënë mundësi autoriteteve dhe shërbimeve të emergjencave civile të qarkullojnë lirshëm në rrugë, për t’ju ofruar ndihmën e nevojshme banorëve të lënduar nga pasojat e tërmetit të mëngjesit të sotëm”, thuhet në njoftimin e policisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: