TIRANË

Kryeministri Edi Rama thotë se viti i Ri nuk duhet të gjejë asnjë rrënojë dhimbjeje të papastruar në zonën e Durrësit dhe të Thumanës. Me një postim në “Facebook”, shefi i qeverisë thekson se është në krah të banorëve të prekur dhe vëmendja e tij nuk do të mungojë kundrejt tyre.

Postimi i Ramës:

“#TiNukDoJeshKurrëVetëm?????Viti i Ri s’duhet të gjejë asnjë rrënojë dhimbjeje të papastruar në Durrës e Thumanë dhe në vend të tyre, duhet të sjellë edhe disa parqe të kujtesës së kësaj tragjedie? https://e-albania.al/dhuro”-shkruan ai.

Kryeministri sot ndodhet në Londër, ku po merr pjesë në Samitin e NATO-s. Ai tha se do të kërkojë ndihmë  financiare dhe teknike nga aleatët e Shqipërisë, pas situatës tragjike të 26 nëntorit ku dhjetëra qytetarë humbën jetën dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: