TIRANË

Kryeministri Edi Rama tha se pas fatkeqësisë që ka pllakosur vendin sfidë e madhe është programi i rindërtimit.

Kreu i qeverisë deklaroi se do bazohemi tek buxheti i qeverisë, tek buxheti i bashkive por dhe për këtë po punojmë për një skemë financimi që të na mbulojë një financim tërësor.

“Sfida e madhe është programi i rindërtimit. Duhet që familjeve në Thumanë duhet tju ndërtojmë banesat. Të gjithave por familjeve në Thumanë duhet t’u ndërtojmë pallatet që duhet të ishin shumë më të forta. Është një sfidë e madhe, do bazohemi tek buxheti i qeverisë, tek buxheti i bashkive sicc imponon ligji për gjendjen e jashtëzakonshme por nuk mjafton dhe për këtë po punojmë për një skemë financimi që të na mbulojë një financim tërësor. Pa u kufizuar pa u mbuluar thjesht me anën tjetër që është mekanizmi i financimit të jashtëm. Kam folur me kolegët europiane dhe para se të vija këtu po komunikoja me kryeministrin e Danimarkës dhe kështu me të gjithë. Nëse Zoti nuk ka bërë ndonjë plan tjetër do jemi për pak ditë në samitin e NATO-s dhe aty do të bëjmë një diskutim për si do të adresohet kjo plagë e hapur.

SHBA-të kanë ofruar të gjithë gatishmërinë e tyre. Na duhet një komitet kombëtar për rindërtimin”, deklaroi Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb