Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka përgëzuar Greqinë si dhe ministrin e Jashtëm të vendit fqinj, i cili ka ndjekur zhvillimet në terren pas tërmeti shkatërrimtar, që preku sot vendin tonë. Kreu i shtetit, tha se prania e tij këtu do të shërbejë si një mesazh edhe për vendet e tjera euriopiane për të kontribuuar në tejkalimin e kësaj tragjedie kombëtare.

“Falënderimet e përzemërta për Greqinë dhe për ministrin e Jashtëm, i cili në këtë ditë tragjike për vendin tonë, ka mbërritur në Shqipëri për të konfirmuar mbështetjen e Greqisë , por edhe për të parë në vend dëmet nga ky tërmet shkatërrues. Jam i bindur se kjo vizitë do të sensibilizojë edhe të tjerë aktorët europianë, që  ne të përballojmë këtë situatë të rëndë”-tha ai.

Gjithashtu në fjalën e tij ministri grek Nikolaos Dendias përcolli ngushëllimet për popullin shqiptar, ndërsa tha se vendi i tij është i gatshëm të bëjë çdo gjë për të ndihmuar Shqipërinë.

“Ju përcjell ngushëllimet e popullit grek. Jam këtu për të ofruar ndihmesën tonë në këto kohë nevoje për popullin shqiptar. Kemi një përvojë të gjatë nga tërmetet. Jemi gati të ndihmojmë me çfarëdo lloj çështjeje që keni nevojë. Shpreh dëshirën të vij në Tiranë në kushte më të mira”-tha ai.

  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: