Tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit që preku vendin tonë shkaktoi dëme edhe në disa banesa në Shkodër por fatmirësisht nuk pati persona te lënduar.


Pallati 55 në lagjen “Mark Lula” i ndërtuar pas viteve ‘90 për ish-punonjësit e hidrocentralit të komanit ka pësuar dëme. Sadije Malaj, banore e katit të parë thotë se muret kanë pësuar çarje të konsiderueshme duke e bërë të pabanueshme shtëpinë e saj, kjo edhe pas vlerësimeve nga grupet e ekspertëve.

Sipas bashkisë Shkodër nga tërmeti i 26 nëntorit janë regjistruar 114 kërkesa nga qytetarët për shtëpitë apo objekte të ndryshme që të verifikohen. Bashkia Shkodër ka inspektuar 48 banesa dhe 22 institucione, 35 prej të cilave janë dëmtuar rëndë dhe kërkohet një vlerësim nga Instituti i Ndërtimit.
(ed.me/BalkanWeb)



Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: