Ndonëse viti 2022 ishte një vit i vështirë për industrinë e sigurimeve për shkak të luftës Rusi-Ukrainë për Presidentin e grupit Eurosig-Insig dhe Uba Bank, Kadri Morina të ardhurat e të gjitha llojeve të siguracioneve për kompaninë që ai drejton janë rritur në mbi 60 milionë euro.

Primet e grupit Eurosig, Insig dhe Eurosig Kosovë tejkaluan 20% rritje me vlerë monetare mbi 60 milionë euro. Një sfidë tjetër për grupin ishte edhe shërbimi ndaj klientit që përkon edhe me rritjen e pagesës së të dëmeve ku rritja e pagesës së dëmeve u rrit me 30% në krahasim me tregun e sigurimeve. Në vlerë monetare arriti një shumë mbi 20 mln euro.

Në analizën e vitit që lamë pas Morina thotë se grupi Eurogig-Insig dhe Uba Bank ka shtuar investimet me mbi 20 milionë euro. Viti 2022 thotë Morina ishte një vit sfidues pasi Eurosig mori mazhorancën prej 66% të Uba Bank në Shqipëri.

Duke marr shkas nga tërmeti I fuqishëm në Turqi me intensitet 7.8 Rihter, Presidenti i Eurosig-insig dhe Uba Bank Kadri Morina i bën thirrje qeverisë që sigurimi i pronës të bëhet i detyrueshëm në Shqipëri.

“Unë i bëj një thirrje qeverisë shqiptare por ë një masë shumë urgjente dhe serioze në bashkëpunim me parlamentin shqiptar që sigurimi i pronës të bëhet i detyrueshëm dhe jo të presim një kohë të mëvonshme”, ka deklaruara Kadri Morina.

Duke ndjekur situatën e rëndë në Turqi Grupi Eurosig-Insig dhe Uba Bank kanë akorduar 30 mije euro në ndihmë të familjeve të dëmtuara nga tërmetet shkatërruese.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb