Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli me anë të një statusi në “Facebook” ka shprehur ngushëllimet e tij për viktimat nga tërmeti në Turqi.

Pacolli thotë se shpreh ngushëllime të thella për popullin mik turk, kurse shton se të lënduarve iu uron shërim sa më të shpejtë.

Postimi i Behgjet Pacollit:

Me shqetësim po ndjekë lajmet nga Turqia për pasojat e tërmetit 6.8 shkallësh të Rihterit, që goditi qytetin lindor Elazig, në orën 20:55 minuta.

Autoritetet turke raportuan për katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, ndërkohë që po vazhdojnë kërkimet në disa ndërtesa të dëmtuara në zonën e prekur.

Shpreh ngushëllime të thella familjeve dhe popullit mik turk për viktimat, ndërsa të lënduarve ju uroj shërim sa më të shpejtë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb