Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet është solidarizuar me ngjarjen tragjike të ndodhur në Turqi.

PDIU shprehet se “nuk do të harrojmë asnjëherë mbështetjen e madhe dhe solidaritetin e popullit turk dhe qeverisë së tyre në ditët më të vështira, kur vendi ynë u godit nga tërmeti në vitin 2019, ndaj dhe sot jemi pranë tyre me të gjitha mundësitë”.

“PDIU  shpreh ngushëllimet më të ndjera për të gjitha familjet që kanë humbur të dashurit e tyre dhe shërim sa më të shpejtë të të gjithë të lënduarve, të cilët u prekën nga tërmeti shkatërrimtar  që goditi Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë sot  në mëngjes.

Në këto momente shumë të vështira për Turqinë në jemi në mbështetje të të gjithë të prekurve dhe japim kontributin tonë, së bashku me Shoqatën Patriotike “Çamëria”, për shqiptarët e Çamërisë që jetojnë në atë rajon… Lutjet tona për Turqinë”, deklaron PDIU.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: