Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu është bashkuar reagimeve për tërmetin e fuqishëm që goditi Turqinë dhe Sirinë, që deri më tani ka shkaktuar mbi 500 viktima.

Në një reagim në ‘Twitter’ Meta thekson se lutjet e shqiptarëve shkojnë për viktimat e shumtë që humbën jetën tragjikisht.

“Në këto momente shumë të vështira të përballjes me tërmetin shkatërrimtar që goditi ??&?? natën e mbrëmshme, lutjet tona shkojnë për viktimat e shumtë që humbën jetën tragjikisht, duke shpresuar për sa më pak viktima të tjera në njerëz dhe një shërim të shpejtë të të plagosurve.”, tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb