Zëdhënësi i Presidencës së Shqipërisë Tedi Blushi me anë të një statusi në “Facebook” shprehet se në vazhdim të interesimit të mediave nëse kreu i shtetit do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, presidenti meta njofton se nesër do të ketë mbledhje në këtë organizëm për raste emergjente.

Zëdhënës shprehet se presidenti i Republikës Ilir Meta ka vendosur të thërrasë nesër mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në orën më të përshtatshme, në varësi të situatës.

Postimi i zëdhënësit të Presidencës:

Në përgjigje të interesimit të vazhdueshëm të mediave në lidhje me një mbledhje të mundshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ju sqaroj se:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka vendosur të thërrasë nesër mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në orën më të përshtatshme, në varësi të situatës.

(d.xh/balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb