Vijojnë të mblidhen të ardhura për procesin e rindërtimit në Shqipëri. Ambasada e Suedisë në Tiranë njofton se Suedia ka vendosur të dhurojë 5.6 milionë euro për Shqipërinë.

Gjithashtu, ambasada njofton se ministri i Suedisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim Peter Eriks Sonmp është në Bruksel, pjesëmarrës në Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë.

“Suedia po e mbështet Shqipërinë me 5.6 milion euro pas tërmetit❗️ Sot Ministri ynë për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim @petererikssonmp është në Bruksel, pjesëmarrës në Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë. Shikoni videon e shkurtër për të mësuar më shumë rreth mbështetjes Suedeze”, thuhet në njoftimin e ambasadës suedeze në “Facebook”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb