Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin sirian Bashar Assad, i cili pranoi ofertën e ndihmës për të përballuar tërmetin që shkatrrimtar që goditi Sirinë. Ekipet e Kerkim-shpëtimtimit rusë do të nisen në orët e ardhshme për në vendin e Lindjes së Mesme. Lajmi është bërë i ditur nga shërbimi për shtyp i Kremlinit. Deri tani numri i të vdekurve në kufirin Turqi-Siri ka arritur në mbi 2000 viktima.

Edhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, pas sirianit Bashar Al Assad, ka pranuar ndihmën e ofruar nga Rusia për tërmetin që goditi dy vendet. Kjo u bë e ditur nga shërbimi për shtyp i Kremlinit pas një bisede telefonike mes dy krerëve të shteteve. Putin kishte folur më parë me Asadin.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb