Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali e ftuar në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” deklaroi se në Bruksel u mblodhën para për ndihma për tërmetin për Shqipërinë, më shumë nga se pritej.

Spiropali theksoi se ky është një moment shumë i mirë për vendin tonë.

Tani jemi në një moment të mirë për Shqipërinë. Vlerësimi që iu bë dëmit është pak nën 1 miliardë dhe kemi një mbështetje të tillë që kalon cdo shpresë tonën. Është një kontribut i madh e ne duam të ndërtojmë infrastrukturën që është dëmtuar. Ne duam që cdo sfond që është dhënë t’i shërbejë ringritjes së vendit, për të rritur ekonominë shqiptare. Është fakt që kemi marrë shumë para”, u shpreh Spiropali.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb