Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka takuar ushtarakët izraelitë, që ndihmuan Shqipërinë në ditët më të vështirë, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Gjatë vizitës së tij në Izrael, Kreu i Shtetit Shqiptar nuk kanë lënë pa falënderuar forcat izraelite për kontributin e madh që iu dhanë shqiptarëve në operacionet e kërkim-shpëtimit, por edhe më tej, në procesin e vlerësimit të dëmeve të tërmetit.

Në një postim në faqen zyrtare në “Facebook”, Forcat Izraelite të Mbrojtjes kanë publikuar disa foto të takimit të Metës me ushtarakët.

“Ndërsa udhëheqësit botërorë mblidhen në Jeruzalem për Forumin Botëror të Holokaustit, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, mori një moment për tu takuar dhe falënderuar ekipin e ushtarëve të IDF që erdhën në ndihmë të kombit të tij pas një tërmeti vdekjeprurës të goditur në nëntor të vitit të kaluar”, thuhet në mesazhin e Forcave Izraelite.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb