Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi Qarkun Saya të Prefekturës Axu në Rajonin Autonom të Xinjiang Uygur, njoftoi Agjencia zyrtare e lajmeve kineze Xinhua, duke cituar Qendrën e Rrjetit Sizmologjik të Kinës .

Thellësia e tërmetit raportohet se ishte 50 kilometra dhe epiqendra e tij ndodhej në një zonë të pabanuar dhe të largët. 

Ndërkohë lëkundjet janë ndjerë edhe në zona të banuara, ku megjithatë nuk raportohet për viktima apo dëme të rënda materiale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: