Turqia është tronditur mëngjesin e sotëm nga një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter.

Mediat e huaja shkruajnë se tërmeti u regjistrua në Turqinë Lindore. Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej shtatë kilometrash.

Sakaq nuk është raportuar për të lënduar.

Kujtojmë se më 6 shkurt, dy tërmete me magnitudë 7.7 dhe 7.6 goditën 11 provinca në Turqinë jugore dhe morën jetën e të paktën 50.096 personave.

Mbi 13.5 milionë njerëz në Turqi janë prekur nga tërmetet shkatërruese, si dhe shumë të tjerë në Sirinë veriore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: