Kur vendi ynë po përballet me momente ankthi dhe tensioni pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit, përveç viktimave në njerëz, ky fenomen la pa shtëpi qindra banorë. Pasi koha të venitë deri diku vuajtjet e këtyre banorëve, pyetja që shtrohet është se ku do të shkojnë ata që tashmë nuk e kanë një banesë? Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi i ftuar në emisionin “Real Story” në ‘News24’ pohoi se tashmë në hotele janë akomoduar rreth 3500 mijë qytetarë. Por sipas Klosit rëndësi primare ka jeta sociale e banorëve të prekur nga tërmeti. Mes të tjerash Klosi tha se akomodimi i qytetarëve në këto hotele do të jetë deri në muajin prill, pasi më pas nis puna për këta të fundit. Teksa u pyet në lidhje me shifrat e deritanishme nga dëmet e shkaktuara nga tërmeti, Klosi tha; “Do te jete e gabuar te japim shifra dhe do te jete e panevojshme te japim shifra te dëmeve tani për tani. Po behën të gjitha verifikimet. Jeta e njerëzve është prioriteti ynë kryesor”.

“Sot kemi 3400-3500 banorë në hotelet e Durrësit dhe Shëngjinit. Shpreh mirënjohje për këta hotelier, që kuptuan momentin. Për njerëzit e dëmtuar, ndodhi një gjë që se mendonin që do realizohej. Në 24 orë jeta e tyre mori disa ndjesia, e para që u goditën nga tërmeti, disa humbën familjaret, u gjetën në rrugë, në kampe dhe më pas u gjetën në hotele. Sot që kemi shkuar në 3400 që them, shqetësimi më i madh tani është jeta sociale e këtyre njerëzve, janë banorë të traumatizuar dhe jo pushues në hotele. Jemi kujdesur shumë që të kenë shërbim dhe të jetojnë në komunitet. Do sigurojmë që për shumicë e tyre të nisë jeta, ata të fillojnë punën.

Pas 6 ditësh që ka ndodhur tërmeti, tashmë shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, zoti Çuçi është caktuar nga qeveria për menaxhimin e situatës së krizës. Edhe në Lezhë është ngritur shtabi me drejtimin e zotit Lleshi. Pra po them që arritëm të krijonim një strukturë mbështetëse për problematikat e këtyre njerëzve. Ishte një presion shumë i madh në Durrës ku njerëzit kërkonin zgjidhje të drejtpërdrejta (U pyet per doreheqjen e Valbona Sakos). Drama është aty, njerëzit janë me kërkesa. Mendoni sikur ata 4 mijë njerëz të ishin nëpër kapmë. Ka një kosto administrative, Vendimi i Ministrave do të përcaktojnë një kosto. Pra të gjitha këto për hotelet që janë nën menaxhim paguhen nga buxheti i shtetit. Nëse ata njerëz do të ishin në çadra, kampe, do të kushte një kosto shumë të madhe. Komisioni i menaxhimit vendosi që në këtë listë të përcaktuar me hotele, që të plotësonin kushte. Pra ishin hotele që rriheshin me numër të madh turistësh, pra kishin kapacitete. I falënderoj këto hotele dhe shoqatat e tyre. Nuk mund të mbajmë më shumë se 1 prill banorët në këto hotele. Pasi hotelet kanë bërë kontrata me turistët. Po diskutojmë skenarët, siç bëmë dje në Komitetin e Rindërtimit. Do të përllogaritet fatura, që do të jetë pjesë e buxhetit të shtetit. Do të jetë pjesë e ndihmës që do të marrim nga kjo punë që po bëhet për të alertuar miqtë e Shqipërisë. Ajo që u ndërtua dje, është ngritja e një komitetit të përbashkët, që do të administrojë paratë. Do te jete e gabuar te japim shifra dhe do te jete e panevojshme te japim shifra te dëmeve tani për tani. Po bëhen të gjitha verifikimet. Jeta e njerëzve është prioriteti ynë kryesor. Sigurimi i banesave për ta, ndihmë financiare, apo dhe pension të përjetshëm”, tha Klosi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: