Duke marrë parasysh kushtet e vështira në të cilat qytetarët ndodhen, humbjen e njerëzve të afërm si dhe ngarkesën e madhe psikologjike të studentëve, Rektorati i Universitetit “Aleksandër Moisiu” ka vendosur pezullimin e procesit mësimor për javën e ardhshme (2-6 dhjetor, 2019).

Ndërkohë, në bazë të legjislacionit në fuqi për sigurinë në mjediset publike, janë bërë verifikimet në të tre godinat universitare dhe gjendja paraqitet pa probleme. Ndaj sipas njoftimit të Rektoratit, stafi akademik dhe ai administrativ do të paraqiten për të vijuar punën rregullisht.

Ju ftojmë të vazhdoni të ndiqni komunikimet tona direkte në Facebook, Instagram, Webpage si dhe të monitoroni çdo ditë e-mailet personale.

Inkurajojmë stafin dhe studentët të vijojnë veprat e mira në nevojë të qytetarëve. Qofshi mirë… dhe mos harroni që harku i ndritshëm i ylberit do të shkëlqejë sërish.

Aleksander Moisiu
Aleksander Moisiu

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb