Zëvendës ministrja e Brendshme Rovena Voda në një konferencë për mediat ka bërë sërish një tjetër bilanc,  në lidhje me dëmet që ka shkaktuar tërmeti.

Voda tha se po vazhdon puna për të shkatërruar ndërtesa, ndërsa nënvizoi se shumë policë janë në terren për të garantuar sigurinë e banorëve.

Aktualisht në total kemi 27 prishje objektesh, ku 17 janë prishur në Durrës, ndërsa edhe të tjera në Thumanë. Është prishur një objekt te Ura e Dajlanit në Durrës, ndërsa po punohet për të prishur një objekt 3-katësh po në Durrës. Po prishim edhe një shkollë, e cila ëhstë konsideruar që nuk plotëson kushtet për t’u dhënë mësim në të. Ju kujtoj se janë angazhuar 800 policë për këtë rast emergjent. Policia është angazhuar në bashkërendim të plotë me strukturat e tjera të Emergjencave”, u shpreh Voda.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb