Nga: MARIGLEN MERTIRI*
TIRANE – Furgonët e palicencuar dhe informalë konkurrojnë linjat e autobusëve të jugut pas zhvendosjes në terminalin e ri te ish-dogana pranë Sheshit “Shqiponja” në Tiranë.

Drejtuesit e këtyre linjave të mbështetur edhe nga shoqata e transportit ndërqytetas deklarojnë se 60% e kapacitetit të tyre merren nga furgonët piratë të cilët janë stacionuar më pranë qendrës së Tiranës duke i dëmtuar ekonomikisht. Ata kërkojnë një kontroll të rreptë nga policia bashkiak, ajo rrugore dhe krimi ekonomik të këtyre mjeteve që po çojnë në falimentim shërbimin e licencuar ndaj qytetarit me autobusët e linjave.

“Ne mund të marrim 40% te kapacitetet të pasagjerëve, pjesa tjetër udhëton me mjete të palicencuara në rrugicat e Tiranës. Bashkia e Tiranës ka vetëm 40 taksi 8+1 te licencuara, këtu duhet te ndërhyjë Policia Bashkiake, Policia e Shtetit dhe Krimi Ekonomi për furgonët nëpër rrugica.” – tha Kujtim Mema, kreu i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas.

Furgonët e palicencuar guxojnë të marrin pasagjerë edhe në hyrje të terminalit dhe kjo për shkak të mosreagimit të institucioneve. Ndërkohë që zonat ky kryhet ky informalitet janë të evidentuara nga drejtuesit e autobusëve.

“Furgonët që nisen te “21 dhjetori” na dëmtojnë ekonomikisht. Në 5.30 të mëngjesit nisen furgonët për në jug, ky lek duhet ti shkojë shtetit por pasagjeri shkon tek i palicencuari, nga kjo situatë, ne kemi humbje dhe shteti po ashtu.”

Zhvendosja e tyre në këtë terminal provizor dhe grupimi është një lajm i mirë për këta punonjës por nëse nuk luftohet fenomeni furgonëve, shpejt ky shërbim nuk do të ekzistojë më. Ndërkohë Bashkia e Tiranës në fillim të të 2016 do të grupojë edhe autobusët e linjave të juglindjes në një terminal pranë “Qytetit Studenti”.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: