4 fitore në 4, 17 gola të shënuar dhe vetëm dy të pësuar, Bayern Munich kalon në 1/8 e Champions League me një rrugëtim perfekt. “Armata” e Nagelsmann është thjeshtë e papërmbajtshme, me Robert Lewandowskin në sulm bavarezët i japin një “shuplaktë” Benfikës duke siguruar një biletë për më tej në Champions League, dy xhiro përpara fundit të fazës së grupeve. Sulmuesi polak nuk njeh limite, as nuk ka ndërmend të ndalet, në pritje të “Topit të Artë”, ku është favorit kryesor, Leva realizojë një “tripletë”.

Leva
Leva

Pas një goli të Benfikës të anuluar për pozicion jashtë loje, Lewandowski kaloi Bayern në avantazh në minutën e 26-të, i shërbyer në mënyrë perfekte nga Coman në shtyllën e dytë. Gjashtë minuta më pas ishte Gnabry që dyfishojë shifrat, me një finte të bukur. Benfika u përpoq të rikthehet në lojë, dy minuta më pas ngushtuan shifrat me Morato. Në limitet e pjesës së parë, Leva shpërdoroi një shans të artë duke gabuar nga pika e bardhë e penalltisë. Historia ndryshojë pak me fillimin e pjesës së dytë, ku Sane me një të majtë të bukur realizoi golin e tretë. Pjesa e mbetur e sfidës ishte një show personal i sulmuesit polak që në të 61-të, realizoi golin e katërt për Bayern dhe të dytin personal.

Ffff
Ffff

Benfika ngushtoi shifrat në të 74-tën me Nunez ndërsa në fund Leva kompletoi “manitën” e Bayern duke sigluar shifrat përfundimtare në 5-2.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb