Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” me Klevin Mukën në News24 ishte në një lidhje online Nikola Ndoni, këshillues i mjekësisë holistike.

Zoti Ndoni foli në lidhje me problematikat me tiroidet, që sipas tij prekin rreth 50 përqind të popullsisë, ndërsa ka shtuar se duhet një qasje pak më ndryshe e cila del përtej protokolleve mekanike të mjekësisë.

“Rreth 50 perqind e popullsisë janë të prekur nga problemet me tiroidet.
Zakonisht tiroiden e lidhim vetëm me femrat, por nuk është kështu, femrat janë më të ekspozuara për shkak edhe të sistemit hormonal.
Mjekët shpesh zbatojnë protokollet që janë shumë mekanike.
Problemi nis që me interpretimin e analizave. Tirodja është termostati i trupit tonë, është vetëm 15 gramë në formën e një fluture por është e jashtëzakonshme në funksionin e saj”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb