Nënkryetari i LSI Petrit Vasili me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Rilindja mashtron, duke thënë se do kursejë 60 milionë dollarë në vit, por se në fakt grabit 92 milionë euro.

Vasili shprehet se ndërsa “Rilindasit” premtojnë se do të kursejnë, ata në fakt bëjnë të kundërtën, duke gënjyer popullin shqiptar.

Postimi i Petrit Vasilit:

Mashtruan rilindasit se do kursenin 60 milion dollare ne vit me reformen administrative, por grabisin 92 milion euro.

Kur u zhvillua reforma administrative ne vitin 2014 u premtua dhjetra e qindra here nga Edi Rama e rilindasit se do kursehen 60 milion dollare ne vit dhe gati 240 milion dollare ne 4 vjet.

Ka ndodhur e kunderta shpenzohen plot 92 milion Euro per 8100 vende pune te shtuara ne pushtet lokal si qerasje per militantet.

92 milion euro qe do te ishin nje financim qe zgjidhte problemet e shendetesise per pandemine.

92 milion ose 3 spitale rajonale te standarteve te larta.

92 milion euro apo nje ndihme shume e madhe qe do shpetonte nga mbyllja mijra bisnese.

Kjo eshte nje tjeter gjëmë e rilindjes per financat publike.

Lexoini cfare kane deklaruar rilindasit vite me pare ne linkun me poshte dhe kuptoni se deri ku arrin mashtrimi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb