KORCE- Gati një muaj më parë ata u shpallën në kërkim për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje” të kryera në bashkëpunim mes tyre, ndërsa sot policia e Korçës ka arritur të kapë dy vëllezërit.

Bëhet fjalë për Marius dhe Kristi Rapo, 21 dhe 19 vjeç, të dy banues në Korçë, të cilët më datë 27.08.2017, në një lokal në lagjen nr. 10 në qytetin e Korçë kanë bërë sherr me G.K, 37 vjeç dhe K.K, 21 vjeç, të dy banues në fshatin Zvezdë.

Pas sherrit kanë terrorizuar lokalin e kanë plagosur shtetasit e sipërpërmendur. Policia bëri gjithashtu me dije se gjatë konfrontimit fizik të tyre, dy vëllezërit dyshohet se i kanë vjedhur dy varëse floriri dhe një orë dore, personave të plagosur.

Sakaq mësohet se gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka caktuar për këta shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb