Të shtëna me armë terrorizuan sot pushuesit në plazhin e Radhimës, ku një person qëlloi disa herë.

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për BalkanWeb, se autori ka qëlluar drejtë vëllait të tij, ndërsa arsyeja e konfliktit ka qenë për administrimin e plazhit. Në konflikt janë përfshirë Beniamin dhe Edison Kondi.

Pavarësisht se u tha nga policia se asnjë turist nuk u lëndua, gazetari Mehmeti ka siguruar për BalkanWeb pamjet e çasteve të para pak pas konfliktit, ku një pushues në tentativë për t’i shpëtuar plumbave është lënduar.

Ai shihte në prani të një efektivi policie, ndërsa ecën duke çaluar ndërsa në trup ka dhe shenja gërvishtjeje. Pavarësisht lëndimeve, personi në fjalë fatmirësisht arriti që t’i shpëtonte plumbave.

Shtetasi Edison Kondi u ndalua nga policia, ndërkohë në lidhje me ngjarjen u shoqëruan 9 persona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb