Policia greke ka vendosur në pranga një 41-vjeçar, i cili dyshohet se ka plagosur me armë një bashkëkombësin e tij.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në ishullin e njohur të VIP-ave, Mykonos, ku raportohet se shqiptari qëlloi tre herë me pistoletë ndaj një 40-vjeçari.

Mësohet se autori i plagosjes u arrestua në zonën e aeroportit dhe akuzohet për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
Dyshohet se shkak i ngjarjes ka qenë një mosmarrëveshje familjare, raporton Zougla.

I plagosuri shqiptar është transportuar në spital në gjendje kritike për jetën, ndërsa autori, është arrestuar jo shumë larg vendit të krimit. Familjarët e të plagosurit e kanë ndjekur atë, në tentativë për të ndaluar, por shqiptari jo vetëm që nuk ka ndaluar por ai ka qëlluar sërish me armë zjarri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb