TIRANË- Burrë e grua kanë mbetur të plagosur gjatë një tentative grabitjeje në Kamëz. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi fillimish për “BalkanWeb” se policia është njoftuar për të shtëna nga qytetarët në rrugën “OSBE” në Kamëz.

Shërbimet e policisë janë nisur me urgjencë drejt vendit të ngjarjes. Sipas policisë burre e grua janë qëlluar me armë nga persona që kanë hyrë në dyqanin e tyre për të grabitur.

Të plagosurit janë transportuar në spital me urgjencë, por burri ka nderruar jetë, ndërsa gruaja është në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka ngritur postblloqe të shumta për kapjen e autorëve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb