MALI- Sulm me mortaja në bazën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Mali.

Fill pas ngjarjes së rëndë, ku u morën peng disa persona nga ekstremistë të Al-Kaedës, mëngjesin e sotëm ky vend është njohur me një tashmë akt akoma edhe më i rëndë.

Sipas prestigjiozes CNN, nga informacionet e deritanishme, flitet për 3 viktima dhe 20 të plagosur. Lajmi u bë i ditur nga Olivier Salgado, zëdhënësi i Misionit të OKB-së. Mësohet se mes viktimave janë dy trupa paqeruajtës si dhe një kontraktues. Po sipas këtyre burimeve, bëhet e ditur se një grup, ende i paidentifikuar kanë hedhur në bazë mortajat, disa mortaja në kamp, rreth orës 4 të mëngjesit, sipas orës lokale.

Mali është përfshirë vitet e fundit nga një kryengritje islamike, e cila nxiti forcat franceze për të ndërhyrë në vend në 2013.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: