Gruaja e Matthew McConaughey, Camila Alves, ishte në bordin e një avioni që përjetoi turbulenca të forta. Më konkretisht, Alves ishte në një fluturim të Lufthansa-s me destinacion Gjermaninë dhe avioni me të cilin ajo po udhëtonte bëri një ulje emergjente në Virxhinia.

Alves postoi foto nga vendi ku ishte ulur, për 1 milion ndjekësit e saj në Instagram, duke treguar kaosin brenda avionit.

“Në fluturimin mbrëmë, avioni ra pothuajse 4000 këmbë, 7 persona shkuan në spital, gjithçka fluturonte gjithandej”, tha Alves në postimin e saj. “Unë respektoj privatësinë e atyre që janë rreth meje, prandaj kjo është gjithçka që po tregoj, teksa avioni ishte në një rrëmujë totale teksa turbulencat vazhdojnë”.

Një pasagjer ka raportuar se avioni është goditur nga rrufeja gjatë fluturimit.

“Personat që nuk mbanin rripin e sigurimit u plagosën, kryesisht sepse nuk kishin kohë të reagonin”, ka shkruar një pasagjer në Twitter.

  • foto galeri
  • foto galeri

Alves konfirmoi se fluturimi i së mërkurës u detyrua të ulej në Aeroportin Ndërkombëtar Dulles pasi u përplas me “turbulenca të rënda” mbi Tenesi, duke shkaktuar shtatë të plagosur.

“Fluturimi @lufthansa që shihni në lajmet sot! Faleminderit Zotit, të gjithë ishin të sigurt dhe mirë”, ka shkruar Alves.

40-vjeçarja falënderoi kompaninë ajrore për akomodimin dhe madje tha se arriti të pinte një pije pas tmerrit të fluturimit.

“Më duhet të them se të gjithë nga aeroporti në Uashington ku duhej të kalonim natën ishin kaq të sjellshëm! Dhe arritëm të arrijmë në lokal 1 minutë para mbylljes… kemi fjetur mirë, sot po kap një fluturim të ri.”

Siç tha ajo, në fluturimin e radhës piloti i njoftoi pasagjerët se do të ketë turbulenca.
Modelja me origjinë braziliane dhe aktori kanë tre fëmijë së bashku dhe jetojnë në Austin, Teksas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb