SARANDË

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë, ku është hedhur në erë me eksploziv një hotel dy katësh. Hoteli ndodhej në bulevardin kryesor të qytetit, teksa shpërthimi ka ndodhur rreth orës 05:54.

Sipas dëshmitarëve ka qenë një shpërthim i fuqishëm, e pandodhur në 30 vite, teksa nga shpërthimi janë dëmtuar biznese dhe ndërtesa të tjera.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Policia ka ngritur një grup hetimor teksa nga informacionet paraprake dyshohet se për hotelin, i cili nuk ishte funksional gjatë kësaj periudhe, por vetëm në sezonin veror mund të jetë hedhur në erë, mund të jenë përdorur disa kilogramë tritol.

Po kështu mësohet se hoteli ka qenë në pronësi të shtetasve Spiro Çabiri dhe Vangjel Shtuka, por objekt procesesh gjyqësore. Biznesi ishte hotel dhe piceri i regjistruar me emrin “Bizanti”.

Sulmet ndaj hoteleve dhe vilave në dy vitet e fundit
9 shkurt 2021: Tritol hotelit të Mariel Muratit

24 prill 2022: Tritol hotelit të Nuri Yzeiraj

29 qershor 2022: Tritol hotelit të Mariel Murati

5 dhjetor 2022: Tritol vilës së Lefter Lefterit alias Afez Kulla

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: