Një sulm i rëndë ka ndodhur në rajonin e policisë në Karaçi, Pakistan, ku disa persona janë futur në zyrën e shefit të policisë duke tentuar ta marrin peng atë dhe duke hapur zjarr.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, të paktën dy persona kanë mbetur të vrarë, ndërsa shtatë të tjerë janë plagosur, përfshirë dy anëtarë të grupit paraushtarak të zbatimit të ligjit Rangers dhe një polic.

Zyrtarët e policisë thanë se personat e armatosur, numri i të cilëve nuk dihet saktësisht, kanë qëlluar disa herë ndaj oficerëve, të cilët po ashtu janë përgjigjur duke hapur zjarr.

Në vendngjarje janë thirrur edhe persona nga grupi paramilitar Rangers për të ndihmuar policinë dhe për të mbrojtur qytetarët që ndodheshin pranë vendngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb