Historia e një 19-vjeçari u trajtua sot në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24.

Ishte viti 2017 kur ai u nis për në Francë për të kërkuar azil e për të ndërtuar një jetë më të mirë.

Gjithçka shkonte mirë fillimisht, u pajis me dokumente, filloi punën dhe shkollën. Një ditë teksa shkonte për në shtëpi ka shkuar policia e ka marrë dhe i ka thënë se akuzohej për terrorizëm.

E nisin me urgjencë për në Shqipëri pa i dhënë fare kohë të mbrohej e të shkonte në gjykatë. E kanë akuzuar për terrorizëm duke u bazuar tek frekuentimi i një shkolle fetare, në të cilën ai nuk ka qënë asnjëherë.

Nëna e tij thotë se janë familje myslimane, djali ka shkuar vetëm një muaj në një shkollë fetare në Kavajë, por jo në shkollën në Tiranë për të cilën akuzohet. Aktualisht i biri ndodhet në Gjermani, por kërkon që të vihet drejtësi dhe mbi 19-vjeçarin të mos rëndojë një akuzë e rëndë dhe e pavërtetë.

Kur filloi të ishte djali besimtar?
Jo shumë, por kur u rrit nga klasa e 7 dhe e 8.

Frekuentonte xhaminë?
Po vetëm të premteve dhe agjëronte. Edhe në Francë vetëm ka agjëruar. Me dëshirën e tyre e kanë bërë, asgjë më forcë

Cfarë ndodhi kur shkoi në Francë?
Shkoi të fitonte azil, edhe punonte edhe hyri në shkollë atje. Punonte si punëtor gipsi. Por kur priste fazën e tretë të letrave, i vjen një shkesë që e detyronte të largohej nga Franca për 48 orë pasi akuzohej për terrorizëm.

Mos ndoshta djali nuk ju ka treguar të vërtetën?
Jo, pasi ai për çdo gjë tregon të vërtetën. Dua drejtësi pë dialin tim

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb