NIGERI – Terroristët e “Boko Haram” kanë rrëmbyer 40 djem të rinj, të moshës 15-23 vjeçare, në verilindje të Nigerisë. Mediat bëjnë të ditur se djemtë u rrëmbyen nga një grup i armatosur. Dëshmitarët kanë treguar se terroristët nuk qëlluan me armë dhe nuk lënduan askënd, por grumbulluan djemtë e rinj dhe i morën ata me vete.

“Boko Haram” njihet për rrëmbimet në masë të të rinjve. Gjatë vitit 2014 numërohen qindra persona të marrë peng nga terroristët, të cilët i detyrojnë vajzat të martohen me ta, ndërsa djemtë i lëshojnë në luftë. Pak muaj më parë, terroristët rrëmbyen 200 studente në një shkollë vajzash, fati i të cilave nuk dihet ende.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: