ROME – ISIS kërcënon sërish kryeqytetin italian, Romën. Në një mesazh të postuar në ‘Twitter’, terroristët e Shtetit Islamik shkruajnë “Po mbërrijmë në Romë”, një mesazh që ka alarmuar autoritetet italiane, duke pasur parasysh se organizata terroriste infiltron anëtarët e saj si emigrantë të paligjshëm.
“Me vullnetin e Zotit, po mbërrijmë në Romë” – shkruajnë terroristët e Shtetit Islamik në rrjetin social ndërsa mesazhi alarmoi të gjithë vendin.
Por sot mediat ne Ankara raportuan se rreth 3000 terroristë mund të infiltrohen për të hyrë në Turqi. “Militantët xhihadistë do të mund të punojnë në sulmet e armatosura ose me bomba në Ankara dhe Stamboll kundër misioneve diplomatike të vendeve të përfshira ne bombardimet kundër ISIS,” -njoftoi sot gazeta Hurriyet, duke cituar Organizatën Kombëtare të Inteligjencës.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: