Organizata terroriste YPG/PKK ka torturuar për vdekje një civil kurd me sëmundje të gjëndrës tiroide në provincën e pushtuar Haseke në Siri.

YPG/PKK, e cila rekruton me forcë të rinjtë në zonat që i mban të pushtuara në Siri, arreston civilët duke përdorur akuza të pabaza për të shtypur zërat në rritje të opozitës ose për të marrë shpërblesë.

Sipas faqes së lajmeve Rebaz News, e cila është e njohur për afërsinë e saj me grupin e opozitës Këshilli Kombëtar Sirian Kurd (ENKS), terroristët e YPG/PKK-së arrestuan një civil kurd me emrin Emin Isa Emin në rrethin Derbasiye të Hasekes rreth një muaj më parë.

Trupi i pajetë i Eminit, i cili kishte sëmundje të gjëndrës tiroide dhe u ndalua me pretekstin e kritikimit të YPG/PKK-së, iu dorëzua familjes së tij dje, katër ditë pasi ai ndërroi jetë.

Lajmi përfshinte gjithashtu fotografi të Eminit, i cili humbi jetën gjatë torturave në qelinë ku ai mbahej, duke treguar shenjat e rrahjes dhe torturës në trupin e tij.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb